Sanremo, zbulohet shpërblimi marramendës i Ibrahimovic për çdo pjesëmarrje

3 Mars 2021
18:30
Denis Hakanaj
back button

Është folur shumë në orët e fundit për pjesëmarrjen në Festivalin e Sanremos të yllit të Milan-it, Zlatan Ibrahimovic.

Kanë qenë të shumtë ata që nuk e kanë miratuar zgjedhjen e klubit kuqezi për ta lënë suedezin të marrë pjesë në festivalin e këngës italiane në kulmin e sezonit.

Megjithatë, këto kritika nuk e kanë ndalur Ibrën që të vazhdojë me programin e tij. Suedezi ka bërë debutimin e tij në Sanremo mbrëmjen e së martës.

Tani, calcioefinanza.it ka zbuluar se suedezi do të shpërbelehet me 50 mijë euro për mbrëmje. Sulmuesi kuqezi ka shpjeguar se nuk do t’i mbajë paratë për vete:

“Shpërblimi? Paratë nuk janë të rëndësishme, nuk më mungon asgjë në botën time. E bëj këtë gjë me zemër, për t’u treguar të gjithëve se jam mirënjohës për atë që ka bërë Italia për mua. Paratë do t’i japim për bamirësi, mos u shqetësoni”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit