Saouthgate mbron kapitenin: Ai është i jashtëzakonshëm edhe kur nuk shënon

20 Qershor 2024
9:56
Telesport
back button

Anglia do të luajë sot pasdite ndeshjen e saj të dytë në grupet e Euro 2024. Përballë “3 luanëve”, që mundën 1-0 Serbinë në sfidën e parë, do të jetë Danimarka. Skuadra angleze pret që sulmuesi dhe kapiteni Harry Kane të bëjë detyrën, duke shënuar dhe ndihmuar ekipin.

Trajneri Gareth Southgate mbron sulmuesin, duke thënë: “Mendoj se në pjesën e dytë ndaj Serbisë ai bëri një punë të jashtëzakonshme duke mbajtur topin lart”.

Numri i faulleve që ai fitoi na ndihmoi në marrim frymë dhe të fitojmë kohë. Kane është i jashtëzakonshëm edhe kur nuk shënon. Nuk ka hapësirë ​​në vijën e pare të sulmit që të gjithë të jenë në top në çdo moment”, tha Southgate.

Ndaj Serbisë, Harry nuk mori aq shumë topa, por në pjesën e dytë performanca e tij ishte absolutisht vendimtare për ne që të fitonim. Shumë shpejt do të shënojë, nuk kam dyshime, kjo është arma e tij kryesore”, tha Southgate.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit