Sarri rrezikon shkarkimin, në Spanjë zbulojnë idenë e bujshme të Zonjës

7 Gusht 2020
15:52
Denis Hakanaj
back button

Një Champions League akoma për të luajtur, me sfidën jetike të mbrëmjes së sotme kundër Lyon-it.

Në shtëpinë e Juventus-it po shtohen gjithmonë dhe më shumë zërat në lidhje me të ardhmen e Maurzio Sarri-t.

Lajmi i fundit vjen nga Spanja dhe është i pabesueshëm. Është një emër i ri që nuk ishte përmendur më parë: Gian Piero Gasperini.

Sipas Don Balon, ëndrra e presidentit Andrea Agnelli në rast të shkarkimit të Sarri-t mbetet Zinedine Zidane, pore përjashtim të tërmeteve në shtëpinë e Real-it, ka pak mundësi që francezi të transferohet në Torino.

Për këtë arsye në listën e kandidatëve për të marrë vendin e Sarri-t ka edhe emra të tjerë. Si ai i Gian Piero Gasperini-t.

Trajneri i Atalanta-s është një hipotezë e bujshme. Trajneri i zikaltërve ka thënë kohët e fundit se nuk ka ndërmend të largohet nga Bergamo, por duket shumë e vështirë që të refuzojë një ofertë të mundshme te Juventus-it…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit