Sarri zyrtarizon të ardhmen: Kjo do të ndodhë, të hënën do ta merrni vesh!

9 Qershor 2019
9:32
back button

Maurizio Sarri po shijon disa ditë pushimi në Toscana, vendlindja e tij, aty ku ka edhe familjen.

Gjithsesi puna e tij vijon edhe në këto ditë, pasi pritet që të kalojë tek Juventus. Ka qenë një tifoz që i ka drejtuar një pyetje trajnerit italian, i cili nuk ka nguruar të përgjigjet thjeshtë dhe qartë.

“Do vish tek Juve?”, pyet tifozi dhe Sarri që përgjigjet: “Nëse Chelsea më lë të lirë do të vij, të hënën do të iu vë në dijeni.”

Sarri e ka të qartë se çfarë dëshiron, mirëpo do të jetë Roman Abramovich ai që do të vendosë vulën. Në lojë janë 5 milionë paund. Chelsea e ka në dorë të largohet pa para, ose do të detyrojë Juventusin të paguajë këtë shumë, që nuk dihet nëse klubi italian do të vendosë të paguajë dhe të marrë Sarrin, apo do të largohen nga ky negocim për kaq para.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit