Schick martohet dhe mendon për Milanin, agjenti: Rangnick e njeh mirë atë…

15 Korrik 2020
12:10
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja është tani. Patrik Schick do të ndryshojë në mënyrë drastike jetën e tij brenda 30 ditëve, duke filluar nga e shtuna, kur më në fund do të martohet me të dashurën e tij historike. Prej ca kohësh, sulmuesi i kishte bërë propozimin për martesë të dashurës, por angazhimet e futbollit dhe pandemia e kanë vonuar ceremoninë e shkuarjes në altar. Tani gjithçka është gati, Patrik do të martohet në Pragë mes miqve dhe të afërmve, të shtunën. Pastaj do të kthehet në Leipzig për të vazhduar përgatitjet për fazën finale të Ligës së Kampionëve.

Brenda një muaji, çeku do të njohë edhe të ardhmen e tij. Leipzig vazhdon të mbetet i vendosur në ofertën e 20 milionë eurove për të, e konsideruar e papranueshme nga Roma. Në lojë mund të hyjë Milani, sepse sulmuesi 24-vjeçar vlerësohet shumë nga trajneri i ardhshëm kuqezi, Ralf Rangnick. “Nuk më kanë thënë asgjë rreth Milanit, por nëse Rangnick do të shkonte atje… – janë fjalët e agjentit të Schick, Pavel Paska për “iDnes.cz”. – Rangnick e njeh shumë mirë Patrik. Ai është një nga njerëzit, që e donte medoemos te Leipzig”. Duket qartë se përfaqësuesit e sulmuesit do ta mirëprisnin kthimin e tij në Itali, pas eksperiencave me Sampdoria dhe Roma.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit