Schuster “injoron” ardhjen e Mbappe: Largimi i Kroos, problem serioz për Real Madridin

14 Qershor 2024
12:25
Alfred Lleshi
back button

Bernd Schuster nuk është kurrë banal, nuk kursehet sa herë që ka mundësi të flasë për aktualitetin e Real Madridit. Ish-lojtari dhe trajneri i “Los Blancos” bëri një bilanc të ekipit të Ancelottit.

Largimi i bashkatdhetarit Kroos dhe ardhja e Mbappe: “Mbappé po vjen, por Real Madridi ka humbur Kroos. Me siguri do të jetë problem kjo firo. Kam dyshime për mesfushën e Realit, sepse Kroos ishte shumë i rëndësishëm në organizimin e lojës. Formacioni i Ancelottit do të humbasë shumë pa të kur bëhet fjalë për krijimin e lojës”.

Schuster foli edhe për Barcelonën, mbi të gjitha ardhjen e Flick në pankinën blaugrana: “Ne gjermanëve na kanë pëlqyer gjithmonë skuadrat spanjolle. Flick është një trajner që tashmë e di se çfarë është ekipi i madh. Ai pati një sezon të jashtëzakonshëm me Bayernin.

Për mua, problemi i Barcelonës nuk është te trajneri. Ky problem nuk mund të zgjidhet edhe nëse ndryshon një trajner çdo vit, është një problem ekipor. Duhet të kesh cilësi për të luftuar me ata që janë në krye”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit