I intervistuar nga gazeta La Repubblica, ish-portieri i Fiorentina-s dhe Inter-it, Francesco Toldo, ka rrëfyer disa histori për të kaluarën e tij në Milano.
Duke filluar nga José Mourinho, trajneri i tij në kohën e zikaltërve:
“Njeri i mrekullueshëm, njohës i madh i futbollit. Ai i trajton të dobëtit më mirë se të fortët dhe nuk ka frikë nga konfliktet. Përkundrazi.
“Mbrëmjen para gjysmëfinales së Champions League në Barcelonë, Muntari dhe unë patëm një sherr për një shaka të thënë në tavolinë. Shokët e skuadrës na ndanë. Më pas ndërhyri Mourinho dhe tha: ‘Më pëlqen kështu, do të shkojmë në finale'”.
Toldo ka folur dhe për zgjedhjen e Donnarumma -s për të shkuar në Paris:
“Nuk do ta kisha bërë. Unë, Peruzzi, Zenga, Pagliuca. Për ne, ajo që vlente ishte pasioni. Asnjë nga ne nuk do të kishte shkuar në Kinë apo Arabi”.
Në lidhje me derbin e mbrëmjes së stome:
“Do ta them direkt derbin më të keq që mbaj mend. Barazimi i dyfishtë në Champions League që kualifikoi Milanin. Rregullat ishin të tilla, por unë ende ëndërroj ta luaj me penallti.
“Sonte do të jetë një betejë në fillim, pastaj do të dalin vlerat. Shumë do të varet nga kush shënon i pari. Maignan është super në daljet e tij. Sommer i jep siguri mbrojtjes. Ndërsa Milani më duket si një katastrofë”.