Sekretet në librin e tij, Sir Alex Ferguson zbulon lojtarët që dështoi t’i blinte tek United

27 Shtator 2024
18:14
Telesport
back button

Sir Alex Ferguson me librin e tij ka zbuluar disa nga lojtarët që ka tentuar të transferojë te Manchester United. Emra si Ronaldo, Muller, Varane dhe Aguero janë ato që kanë fituar vëmendjen e lexuesve online.

“Muller ishte 10 vjeç kur dëgjuam për të. Ne e provuam, por të nesërmend përfundoi te Bayern. Ronaldo Fenomeni? Donim ta blinim nga Cruzeiro në vitin 1994, por nuk mundëm të siguronim një leje pune dhe ai shkoi te PSV Eindhoven”.

Më tej, Ferguson shkruan edhe për Agueron. “E pëlqenim shumë si lojtar, por agjenti i tij po kërkonte një çmim që ne nuk e paguanim dot asokohe”.

Dy fjalë edhe për Raphael Varane: “Në vitin 2011, shkova te Lens. Zinedine Zidane e mori vesh këtë dhe e mori menjëherë në Madrid”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit