Serbia do trajner italian për kombëtaren: Allegri i preferuari, Pioli e Sarri dy kandidatët e tjerë

28 Qershor 2024
8:38
Telesport
back button

Një tjetër zhgënjim në një turne të madh ndërkombëtar, siç është Euro 2024, ka lënë gjurmë në Federatën Serbe të Futbollit. “Duam të rifillojmë me një trajner të nivelit ndërkombëtar”, është deklarata e dhënë nga drejtuesit srbë të futbollit.

Kjo do të thotë se trajneri aktual Dragan Stojkovic nuk do ta ketë të gjatë në këtë detyrë dhe pritet largimi i tij. Sipas asaj që raporton “Telegraff”, Federata serbe po kërkon një emër të njohur dhe mundësishte nga Italia.

Në krye të listës së dëshirave është ish-trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, për momentin pa skuadër pas largimit nga bardhezinjtë. Dy kandidatë të tjerët që do të ishin në garë janë italianët Stefano Pioli dhe Maurizio Sarri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit