Serbia shpallet kampione e Europës në volejboll për femra

9 Shtator 2019
9:52
Telesport
back button

Kombëtarja e Serbisë është shpallur kampione e Europës në volejboll për femra. Ballkanaset mposhtën 3-2 në finale Turqinë (medalje argjendi), organizatore e këtij turneu. Ndërsa medalja e bronzit u fitua nga Italia, që mposhti në “finalen e vogël” 3-0 Poloninë.

Finalja u luajt në Ankara, në prani të 13 mijë shikuesve. Për Serbinë ky është suksesi i tretë në një Europian (2011 dhe 2017 dy fitoret e mëparshme). Volejbollistja e kombëtares serbe, Tijana Boskovic u shpall MVP e këtij turneu.

Serbi – Turqi, 3-2 (21-25, 25-21, 25-21, 22-25, 15-13)

Tijana Boskovic MVP e Europianit

Lajme të tjera

Lajmet e fundit