Sergi Roberto kujton natën magjike: Ja çfarë bëra gjithë natën

3 Prill 2020
19:05
Denis Hakanaj
back button

Ishte 8 marsi i 2017-ës dhe Barcelona-s i duhej një mrekulli për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë të 1/8-ave të Champions League kundër Paris Saint-Germain, të humbur 4-0.

Mrekullia ka ndodhur në fund pavarësisht golit të shënuar nga Cavani. Dhe merita është edhe e golit të shënuar në minutën e 95-të nga Sergi Roberto, që ka fiksuar shifrat në 6-1.

Një goli që bëri të çmendet Camp Nou dhe të gjithë ekipin katalanas. Një realizim që lojtari nuk do ta harrojë kkurrë. Duke folur për faqen zyrtare të klubit, mesfushori, tashmë i kthyer në mbrojtës i krahut të djathtë, ka kujtuar emocionet e jetuara tre vite më parë:

“Besoj se atë natë, pas ndeshjes me PSG-në, nuk kam fjetur. Edhe pse të nesërmen kishim stërvitje. Besoj se kam fjetur pak ose fare. Arsyeja? Po shikoja dhe rishikoja golin tim. Gjithë natën…”, ka thënë Roberto.

Një kujtim i bukur në një moment të  vështirë si ky që po kalon bota për shkak të Coronavirus-it: “Është e frikshme dhe e trishtueshme të mos shikosh njerëz rrugës. Është një situatë e keqe, por është e rëndësishme të qëndrojmë në shtëpi në mënyrë që gjithçka të  mbarojë sa më shpejt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit