Sergio Ramos; makina e tij e preferuar nuk është një Ferrari, por…

21 Janar 2022
8:50
Alfred Lleshi
back button

Nëse Rooney bën vend në garazh për “SSC Ultimate Aero” e tij të ri, Sergio Ramos nuk ka asgjë për ta pasur zili, sepse flota e tij është pasuruar nga një prej makinave që bëri histori automobilistike. Disa vite më parë, vëllai i tij René i dhuroi atij një “Seat 600” të kuqe për ditëlindjen e 32-të. Dhe pas gati katër vitesh, ish-kapiteni i Real Madridit konfirmon se gjërat e vogla, të bëra me zemër, mjaftojnë për të qenë i lumtur.

Sipas pasionit që lidh Vidal me Panda-n e tij (që tani duket më e famshme se ai), makinat e vogla të së shkuarës po hyjnë në zemrat e futbollistëve. “Seat 600” i restauruar plotësisht nga Sergio Ramos është personalizuar gjithashtu me inicialet SR4. Po flasim për një perlë të vërtetë, prodhuar në Spanjë nga SEAT, me licencë nga Fiat, nga maji 1957 deri në gusht 1973.

Futbollisti ende e vlerëson shumë dhuratën që mori, edhe pse nuk është e qartë nëse e ka marrë apo jo makinën me vete në Paris, kur u transferua te PSG. Asokohe, në profilin e tij në Instagram, kishte postuar një sërë fotosh të makinës me një dedikim të veçantë: “Klasikët nuk vdesin kurrë. Dhuratat e ditëlindjes. Faleminderit, René Ramos! Të dua shumë vëlla!”

Automjeti pati një sukses të madh si makinë familjare, edhe për çmimin e përballueshëm, çka çoi në 800 mijë modele të shitura. Një tipar që e bën edhe më të veçantë makinën, po të kihet parasysh se sot shkëlqen në garazhin e një futbollisti milioner, mes Lamborghini, Ferrari dhe Porsche.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit