Seria A e çmendur pas yllit të Kombëtares, edhe Juventus futet në garë

15 Qershor 2024
15:00
Denis Hakanaj
back button

Kampionati Europian, siç e dimë, është gjithashtu dhe mbi të gjitha një vitrinë e shkëlqyer për merkaton.

Në qendër të vëmendjes do të jetë edhe ndeshja e mbrëmjes së sotme, ku Shqipëria do të luajë kundër Italisë. Mes lojtarëve që do të ndiqet më shumë do të jetë mbrojtësi Mario Mitaj.

20-vjeçari i Lokomotivës së Moskës ka përfunduar në shënjestrën e disa klubeve të Serisë A.

I lidhur tashmë me Lazion dhe Bologna, Mitaj duket se kërkohet edhe nga Juventusi. Sipas La Stampa, drejtuesi Cristiano Giuntoli do të ndjekë me interes të veçantë ndeshjen e sotme ashtu dhe rrugën e mëpasshme të lojtarit shqiptar.

Trajneri shqiptar Silvinho foli dje për Mitaj në konferencë për shtyp.

“Mitaj është një mbrojtës i majtë i shkëlqyer: ishte roli im dhe ai është një lojtar shumë teknik, e pashë të rritet tek ekipet e moshave dhe e solla me vete. Deri më tani ai ka bërë shumë mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit