Seria A: Roma nuk di të ndalet, Sassuolo vazhdon të ëndërrojë (Video)

22 Nëntor 2020
17:04
Denis Hakanaj
back button

Roma ka mundur 3-0 Parma-n dhe ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat. Protagonisti absolut i ndeshjes së luajtur në Olimpico ka qenë Mkhitaryan, autor i dy golave.

Verdhekuqtë janë ngjitur në vendin e tretë të renditjes së kampionatit italian me 17 pikë, vetëm një larg vendit të parë.

Një vend i parë që mbahet përkohësisht nga surpriza Sassuolo, që ka fituar 2-0 në transfertë kundër Verona-s falë golave të Boga-s dhe Berardi-t.

Fiton edhe Bologna, që ka mposhtur 2-1 Sampdoria-n në transfertë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit