Me vetëm disa ndeshje kampionati para fundit të vitit kalendarik 2024, të dhënat në lidhje me pikët e fituara në Serie A nga skuadrat italiane në vitin aktual janë interesante. Interi i Simone Inzaghit, skuadra që fitoi kampionatin pranverën e kaluar, kryeson!
Zikalterit në 33 ndeshje kanë fituar 77 pikë, nëntë më shumë se Atalanta e vendit të dytë në këtë renditje speciale. Çuditërisht, në shkallën më të ulët të podiumit është Lazio, një skuadër që ka ndërruar tre trajnerë në 2024.
Napoli, i cili kryeson renditjen 2024/25 në këtë renditje speciale, është vetëm i shtati, Juventusi që zë vendin e tetë është më keq. Milani renditet megjithate e vend te katert me 58 pike ne 32 ndeshje. Më poshtë janë të dhënat e 23 skuadrave që morën pjesë në kampionatin e Serisë A në vitin 2024.
1) Inter – 77 pikë ne 33 ndeshje
2) Atalanta – 68 (33)
3) Lazio – 62 (33)
4) Milan – 58 (32)
5) Fiorentina – 55 (33)
6) Bologna – 55 (32)
7) Napoli – 54 (33)
8) Juventus – 53 (33)
9) Roma – 48 (33)
10) Torino – 44 (33)
11) Genoa – 40 (33)
12) Empoli – 38 (32)
13) Udinese – 36 (32)
14) Hellas Verona – 36 (33)
15) Cagliari – 33 (33)
16) Monza – 32 (33)
17) Lecce – 27 (32)
18) Frosinone – 16 (20)
19) Sassuolo – 14 (20)
20) Parma – 12 (13)
21) Como – 10 (13)
22) Venezia – 8 (12)
23) Salernitana – 5 (20)