Napoli fiton ndeshjen e parë të madhe pasi kishte barazuar pa gola ndaj Juventusit në Torino. Ekipi i Contes arrin fitoren e shtate radhazi dhe mund 2-0 Milani ne San Siro, në kuadër të javës së 10-të në Serie A.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Romelu Lukaku i kaloi napolitanët në epërsi me një gol të bukur, duke i shpetuar pozicionit jashte loje dhe markimit te Pavlovic. Milani tenton te reagoje dhe e ben me Chukwueze dhe Musah, por i pafat.
Megjithate, në minutën e 43-të, Kvicha Kvaratskehlia realizoi golin e 0-2, duke siguruar këtë fitoren qe në 45 minutat e parë. Samuel Chukwueze (47’) mendoi se kishte ngushtuar epërsinë e Napolit me krosimin qe ishte shnderruar ne gol nga Morata, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.
Milani e dominoi të gjithë këtë pjesë të dytë, duke krijuar raste të sigurta për gol, por që nuk arritën t’i konkretizonin. Në minutën e 83-të, Rafael Leao shpresoi se do të shënonte për 2-1, mirëpo Alex Meret bëri një pritje fantastike.
Me këtë fitore, Napoli vazhdon si lider me 25 pikë, shtatë më shumë se vendi i dyti, Interi, ndërsa Milani është në të tetin me 14 pike. Në javën e 11-të, Napoli përballet me Atalantan, derisa Milani do ketë punë me Monzan.