SERIE A | Mbyllet java e 14-të, Napoli arratiset me +3 nga Milani. Afrohet Interi i Inzaghit. Buzëqesh Roma

28 Nëntor 2021
23:20
Telesport
back button

Eshtë mbyllur java e 14-të e Serie A me supersfidën Napoli-Lazio që në fakt nuk ka pasur histori pasi në “Maradona Stadium” ka qenë në fushë vetëm skuadra e Spallettit, që ka shpartalluar bardhekaltërit me rezultatin 4-0 duke lëkundur jo pak besimin e Sarrit.

Edhe pse me mungesa të rëndësishme si Osihmen dhe Anguissa, por edhe Politano, Napoli ka qenë dominues në lojë dhe për 10 minuta e ka parë veten 2-0 me golat e Zielinski dhe Mertens.

Belgu është dukur totalisht i frymëzuar dhe ka dhuruar spektakël te goli i dytë personal me një trajektore të paarrtishme. Në pjesën e dytë, vula finale u vendos nga Fabian Ruiz.

Me këtë sukses, Napoli ngjitet në kuotën e 35 pikëve dhe +3 nga Milani i vendit të dytë. Kuqezinjtë humbën ndeshjen e dytë radhazi (pas Fiorentina) duke u mundur nga Sassuolo 1-3 në San Siro.

Interi avancon me fitoren ndaj Venezia-s dhe tani është vetëm 1 pikë larg kuqezinjve dhe 4 nga Napoli kryesues.

Fitore e rëndësishme edhe ajo e Romës ndaj Torinos. Mjafton goli i Abraham në pjesën e parë për të mposhtur djemtë e Juric.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit