Sigurisht që nuk do të jetë një përplasje Scudetto, por një sfidë e rëndësishme do të luhet te Maradona dhe qe mund te kete ndikim jo pak për pjesën e mbetur të sezonit. Lideri Napoli dëshiron të vazhdojë marshimin në krye të tabelës, Atalanta e Gian Piero Gasperinit ka një objektiv shumë specifik, të shënojë fitoren e pestë radhazi dhe t’i japë vazhdimësi një periudhe të mirë.
Disa surpriza për bluzinjte. Retegui – shënuesi i 10 golave në 10 ndeshje – do të nisë nga pankina: De Ketelaere dhe Lookman do të zënë pozicione në sulm me Pasalic në mesfushën sulmuese. Zappacosta në të djathtë konfirmohet dhe fiton balotazhin me Bellanova.
4-3-3 e zakonshme për Antonio Conten, Romelu Lukaku do të mbështetet nga Politano dhe Kvaratskhelia. Florunsho mungon për shkak të tendosjes së muskujve. Rrahmani dhe Buongiorno do të pozicionohen përballë Meret, në mesin e fushës Anguissa, Gilmour dhe McTominay do të drejtojnë manovrat.
NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno, Olivera; Anguissa, Gilmour, McTominay; Politano, Lukaku, Kvaratskhelia.
Stol: Caprile, Contini, Juan Jesus, Neres, Marin, Simeone, Zerbin, Ngonge, Mazzocchi, Spinazzola, Raspadori.
Trajner: Antonio Conte
ATALANTA (3-4-1-2): Carnesecchi; Djimsiti, Hien, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri; Pasalic; De Ketelaere, Lookman.
Stol: Rui Patricio, Rossi, Toloi, Kossounou, Godfrey, Sulemana, Cuadrado, Zaniolo, Bellanova, Samardzic, Palestra, Retegui, Brescianini.
Trajner: Gian Piero Gasperini