Sërish telashe për yllin e Borussia Dortmund, dëmtohet në kombëtare dhe do të mungojë për disa javë

13 Shtator 2024
10:43
Telesport
back button

Nuk ka paqe për Giovanni Reyna. Mesfushori amerikan, një nga premtimet më të mëdha të futbollit, është frenuar në vitet e fundit nga disa dëmtime. Më i fundit ai i kësaj jave pas ndeshjeve në kombëtare.

Lojtari i Borussia Dortmund u detyrua të kthehej në Gjermani për shkak të një tendosje në ijë, e cila do ta mbajë jashtë veprimit për disa javë. Skuadra e trajnerit Nuri Shahin do të rikthehet sot në fushë kundër Heidenheimit në ndeshjen e javës së tretë të Bundesligës.

Trajneri, duke folur për gjendjen e Reina, u shpreh: “Nuk do të luajë, është dëmtuar me kombëtaren. Ai u kthye menjëherë dhe më duket shumë i trishtuar. Për fat të keq do të duhen disa javë, pastaj shpresoj se ai mund të vazhdojë në rrugën e mirë në të cilën ishte”.

Reyna luajti vetëm nëntë minuta në sezon, duke u aktivizuar në fitoren e ekipit të tij kundër Eintracht Frankfurt më 24 gusht. Më pas ai qëndroi në stol ndaj Werder Bremenit dhe iu përgjigj thirrjes së kombëtares amerikane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit