“S’është edhe aq i mirë”, Chiellini për yllin e Serisë A: Mendoj se do të ishte më i mirë si zëvendësues

28 Qershor 2024
17:00
Denis Hakanaj
back button

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Giorgio Chiellini, pranon se nuk është i bindur nga sulmuesi i Milanit, Rafael Leao.

Leao ka pasur vështirësi për Portugalinë në Euro këtë muaj.

“Ne të gjithë dëshirojmë që ai të ishte pak më përpara (në zhvillimin e tij), por ai nuk është: atij i mungojnë numrat dhe potenciali i tij mbetet kryesisht i parealizuar.

“Nuk e di nëse ai do ta ketë ndonjëherë atë klikim në mendjen e tij për të shënuar më shumë gola dhe për të dhënë më shumë asiste”, tha Chiellini.

“Nga sot, për mua, ai është një zëvendësues i shkëlqyeshëm dhe jo një titullar i përhershëm për një ekip që synon të fitojë ose një europian ose Champions League.

“Nëse pikë referimi janë Vinicius dhe Rodrigo, ai nuk është në nivelin e tyre”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit