Setien flet për Messin, çudit me 5 zëvendësimet: Mund të na dëmtojnë!

29 Maj 2020
22:19
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur pas 2 javësh që ekipi po përgatitet për të rifilluar kampionatin spanjoll në qershor. Numri një i klubit ka pranuar se do të donte të kishte më shumë kohë.

“Do të më pëlqente që të kisha më shumë kohë në dispozicion për tu stërvitur. Rregullat e 5 ndryshimeve mund të ndikojnë dhe negativisht, pasi ndryshojnë shumë mënyrë e të luajturit.

“Kundërshtarët do të çahen më vështirë, megjithatë kjo na jep burime të tjera për të zgjidhur ndeshjet. Në dy javë fillon La Liga dhe nuk kemi shumë kohë. Po punojmë me intensitet dhe nuk kemi dëmtime deri më tani, po shkon gjithçka mirë.

“Messi? Është kënaqësi ta shohësh duke u stërvitur. Një kënaqësi shtesë në të gjithë këtë situatë~, – tha tekniku Setien në lidhje me yllin e tij dhe rikthimin e kampionatit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit