Setien i çuditur nga blerja e re: Kjo gjë më ka bërë përshtypje!

21 Shkurt 2020
14:00
back button

Quique Setien ka folur në konferencën përpara mediave në kuadër të përballjes së Barcelonës me Eibar. Tema kryesore ishte padyshim blerja e re Braithwaite, për të cilin trajneri foli me shumë fjalë të mira, duke zbuluar edhe se çfarë i ka bërë përshtypje te danezi.

“E sigurt është që do ta shohim në disa ndeshje si titullar. Për momentin është pak herët, por ajo që vlen për t’u thënë është se vjen në një formë fantastike. Jam i sigurt që do të na ndihmojë shumë. Është një lojtar që e kemi ndjekur dhe që luan në disa pozicione. Më ka bërë përshtypje që është shumë i zgjuar në fushë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit