Setien menjëherë në sulm: Nuk kam CV të madhe dhe as tituj, por ju garantoj vetëm diçka!

14 Janar 2020
15:32
back button

Quique Setien u prezantua zyrtarisht si trajner i Barcelonës, me spanjollin që foli edhe përpara mediave. Në fjalët e tij të para, Setien u tregua menjëherë i drejtpërdrejtë, duke dalë garant edhe për diçka: “Unë garantoj vetëm një gjë: Ekipi im do të luajë mirë! Nuk kam një CV të admirueshme dhe nuk kam as tituj, thjesht kam treguar gjithë këto vite që kam këtë filozofi dhe kjo më pëlqen. Ajo që kam arritur ka qenë që Lugo, Las Palmas dhe së fundmi Betis luanin futboll!”, u shpreh trajneri i ri i Barcelonës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit