Setien shpjegon filozofinë e tij: Kjo është e vetmja mënyrë për t’u kthyer i lumtur në shtëpi

17 Janar 2020
20:29
Denis Hakanaj
back button

Do t’i takojë Quique Setien të drejtojë Barcelona-n në pjesën e dytë të sezonit. Ish-trajneri i Betis, që mori vendin e Ernes to Valverde-s 13 janarin e kaluar, ka folur për Barça TV në lidhje me mënyrë si po e përjeton këtë ndryshim të papritur.

“Ka ndodhur gjithçka shumë shpejt, e kam akoma të vështirë të kuptoj plotësisht atë që ka ndodhur. Kur jam zgjuar, më është dashur të kuptoja se isha trajneri i ri i Barcelona-s”, ka thënë Setien.

“Dita e prezantimi ka qenë e mrekullueshme, ka qenë një nga ditët më të bukura të jetës sime. Kam rreth 600 mesazhe në celularin tim që akoma nuk i kam lexuar. Vendimet? Jam shumë instinktiv: mes zemrës dhe arsyes, ka shumë mundësi që të udhëhiqem nga zemra”.

“Kur luaja, argëtohesha kur kisha topin, nuk doja ta ndiqja: 99% e lojtarëve e mendon në këtë mënyrë. Më pëlqen që skuadra ime të luajë gjithmonë mirë, është mënyra e vetme për t’u kthyer në shtëpi i kënaqur”.

“Nëse do të fitojmë 1-0 pa e merituar, do të jem i lumtur për njerëzit, por jo për veten. Ndër të tjera, nëse luan mirë ke më shumë mundësi për të fituar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit