Sevilla-Dortmund, Lopetegui: Haaland është një fenomen botëror. Papu? Mund të them vetëm një gjë

16 Shkurt 2021
18:06
Denis Hakanaj
back button

Mbrëmjen e së mërkurës, Sevilla do të presë Borussia Dortmund në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Champions League. Andaluzët po kalojnë një moment shumë të mirë, ndryshe nga verdhezinjtë.

Trajneri i spanjollëve, Julen Lopetegui, e ka komentuar ndeshjen në konferencë për shtyp me këto fjalë:

“Do të jetë bukur të luajmë në 1/8-at e Champions League dhe të përballemi me një skuadër që e ka fituar grupin e saj dhe që në përbërje një nga sulmuesit më të mirë në botë”.

“Moment negativ për Borussia-n? Rezultatet kanë rëndësi, por ata kanë një potencial të madh dhe krijojnë shumë raste. Haaland? Është një nga fenomenet botëror dhe ka një repertor shumë të pasur pavarësisht moshës”.

“Gomez? Papu është mirë, është përshtatur tani. Është një djalosh i zgjuar, me eksperiencë dhe di të luajë shumë mirë. Nuk luante prej një muaji e gjysmë, stërvitej me të rinjtë e Atalanta-s. Tani po gjen formën dhe vazhdimësinë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit