Sezoni i ardhshëm i NBA nis në janar, Amerika në Olimpiadë pa “dream team”

10 Gusht 2020
14:30
Telesport
back button

Drejtuesit e NBA-së kanë nisur të mendojnë për një datë zyrtare për të nisur sezonin e ardhshëm 2020-2021. Fillimisht ishte menduar 25 dhjetori, pra dita e Krishtlindjeve, por duket se kjo ditë nuk është e përshtatshme.

Sipas mediave amerikane, sezoni i ardhshëm mund të nisë më 18 janar, që përkon me ditën e Martin Luther King. Gjithsesi, NBA ka një objektiv të qartë: Çdo ekip të zhvillojë sa më shumë ndeshje, nga 82 të sezonit të rregullt, me tifozë.

Një tjetër ide është që sezoni të nisë në mars, kur mendohet që pandemia e Covid-19 të jetë larguar përfundimisht. Në çdo rast, NBA duhet të përballet me problemin e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të shtyra për verën e ardhshme.

Për të evituar përplasjet me pronarët e skuadrave, pritet që në Olimpiadë kombëtarja amerikane e basketbollit te jetë e mbushur me basketbollistë të rinj, kryesisht nga kolegjet, me emra pak të njohur. Pra, nuk do të kemi një “dream team”.

Në rast se pandemia do të jetë ende e përhapur, atëherë mendohet që ndeshjet të luhen me sistem grumbullimi në Orlando, Las Vegas apo vende të tjera. Ndërsa ekipi kanadez i Toronto mund t’i luajë ndeshjet në fushë asnjanëse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit