Duket se edhe këtë sezon skuadra e Manchester United do të jetë e përndjekur nga dëmimet. Pasi ka arkivuar sezonin e kaluar me shpresën për një të ardhme më të ndritur, tashmë trajnerit të Manchester United i duhet të përballet edhe një herë me problemet fizike.
Dy të parat lindën në ndeshjen miqësore të mbrëmjes së djeshme kundër Arsenal (2-1 për topçinjtë. Në këtë rast, mbrojtësi i qendrës Leny Yoro, një 19-vjeçar i sapoardhur nga Lille dhe sulmuesi Rasmus Hojlund përfunduan KO, duke bërë që në korrik me dhimbje koke trajnerin Erik ten Hag.
Në lidhje me dëmtimin e Yoro, trajneri holandez tha: “Duhet të presim 24 orë dhe pastaj shpresojmë të dimë më shumë. Ne ishim shumë të kujdesshëm, veçanërisht me Leny. Është mëkat që ai duhej të largohej, por le të përpiqemi të jemi pozitivë dhe të shohim se çfarë do të dalë”.
Yoro eci anash fushës pasi doli nga loja, por dukej sikur çalonte. Sa i përket Rasmus Hojlund duket se ka pasur një dëmtim në ijë përpara se të shkonte direkt në dhomat e zhveshjes. Victor Lindelof gjithashtu u përjashtua për shkak të lëndimit, kështu që u zëvendësua nga 20-vjeçari Rhys Bennett.