Sfida Mayweather-Nasukawa, ja rregullat se si do të zhvillohet dueli

7 Dhjetor 2018
16:51
Telesport
back button

Tri javë pas njoftimit të duelit mes boksierit amerikan Floyd Mayweather dhe sportistit japonez të kickboxing Tenshin Nasukawa, janë “zbuluar” sot edhe rregullat me të cilat do të zhvillohet kjo sfidë. Stafi i boksierit amerikan ka bërë me dije se bëhet fjalë për një sfidë “show” me 3 raunde, me nga 3 minuta secila, që do të zhvillohet me rregullat e boksit.

Konfirmohet se bëhet fjalë për një duel “show”, pa gjyqtarë jashtë ringut që do të kryejnë pikëzimin dhe kjo sfidë nuk do të llogaritet në karrierën e asnjërit prej dy sportistëve (fitore apo humbje). Dueli do të zhvillohet në peshën “welter”, me Mayweather që për herë të parë në karrierën e tij përballet me një sportist japonez.

Më pëlqen të zhvilloj duele të tilla, me sportistë të disiplinave të tjera “luftarake” në ditët e mia të pushimit, pa aktivitet. Bëhet fjalë për një përballje argëtuese, 9 minuta argëtim dhe do të jetë diçka e jashtëzakonshme. Ky duel është një biznes për mua. Më pëlqen ta zhvilloj këtë sfidë dhe do të dhuroj një spektakël gjatë këtyre 3 raundeve”, tha Mayweather, që për herë të fundit ka dueluar në gusht të 2017-ës ndaj Conor McGregor.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit