Sfida ndaj Barcelonës, Simeone “injoron” Joao Félix: Kam shumë respekt për futbollistët e skuadrave të tjera…

16 Mars 2024
13:30
Alfred Lleshi
back button

Diego Pablo Simeone u shfaq në prag të ndeshjes së madhe kundër Barcelonës, vendimtare në luftën për vendin e dytë, të mbajtur aktualisht nga Girona.

Vigjilencë ndaj euforisë, pas eliminimit të Interit – “La Liga kërkon që ne të jemi shumë të vëmendshëm. Kampionati është i komplikuar, sepse Bilbao dhe Real po vijnë gjithashtu shumë të fortë. Duhet të fokusohemi te një ekip që luan shumë mirë dhe na ka lënduar në ndeshjet e fundit”.

Joao Felix – “Unë kam shumë respekt për lojtarët e ekipeve të tjera, nuk kam asnjë mendim për asnjërin prej tyre. Ky nuk do të jetë përjashtim. Menduam si ta rikuperojmë ekipin tonë pas përpjekjes së madhe ndaj Interit në mesjavë, shpresojmë të luajmë një ndeshje të mirë nesër”.

Rëndësia e zëvendësuesve – “Ne e kemi bërë gjithmonë këtë, jemi një nga skuadrat me futbollistët më të mirë në këtë kampionat. Sigurisht, përfitojnë nga kjo. Ne kemi nevojë për të gjithë lojtarët, edhe zëvendësuesit. Ata e dinë këtë, shpresoj se ndikimin që patën ndaj Interit ta tregojnë sërish të dielën”.

Griezmann – “Kemi edhe një ditë përpara, deri në ndeshje. Do ta pyes se si ndihet dhe aty do të vendosim bashkë”.

Vlerësimi i Dortmundit – “Ne kemi një ekip të fortë, edhe gjermanët janë gjithmonë të fortë. Do të ketë atmosferë të shkëlqyer në ndeshjen e dytë, kështu që na duhet një lojë e mirë në ndeshjen e parë”.

Barcelona, ​​më mirë në fazën e parë – “Nuk do të jetë e njëjta lojë, edhe ata kanë konsum, edhe pse më pak se ne. Kemi nevojë për intensitet, të fitojmë sa më shumë duele”.

Memfis Depay – “Ai ka bërë shumë mirë edhe në disa ndeshje të hershme, është një futbollist i madh. E kam thënë prej kohësh se kemi nevojë për të, tani ka vazhdimësi. Vjen nga koha më e gjatë pa lëndime dhe na duhet. Është i fortë, agresiv, ka mentalitet fituesi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit