Sfidon Man.City në Champions, ndeshja e sotme si një “derbi” për trajnerin e ri të Man.United

5 Nëntor 2024
9:31
Telesport
back button

Aventura e Ruben Amorim në Premier League si trajneri i ri i Manchester United do të nisë pas pushimit të kampionatit javën e ardhshme. Portugezi po shijon momentet e fundit te Sporting i Lisbona, ku sot do të përballet me Manchester City në Champions League.

Për të do të jetë si një “derbi”, duke qenë se do të ulet në stolin e “Old Trafford”, por ai nuk e ka mendjen te “djajtë e kuq”. “Kam shumë respekt Guardiolën, kam marrë shumë prej tij, por edhe nga De Zerbi e Jorge Jesus”, tha Amorim.

Ai shprehet se kuadra portugeze është e përgatitur për largimin e tij. “Ata janë shumë të pjekur, e kuptojnë mirë lojën. Do të jetë një ndryshim, por skuadra është e përgatitur dhe ka pjekurinë për të ecur përpara”, tha më tej Amorim.

Sfida e madhe për trajnerin do të jetë koha e pakët në dispozicion për t’u zhytur në një dimension krejt tjetër, me një skuadër të pa krijuar prej tij dhe në një nga kampionatet më konkurruese në botë.

Më duhen të paktën tre muaj për të mësuar anglisht, por jeta ime do të jetë e njëjtë, me një mënyrë loje, një ide. Shikoj trajnerët më të mirë në botë por edhe të tjerët gjithashtu. Mendoj se ka gjithmonë ide që mund t’i përdorim”, shtoi Amorim.

Në fund, një mesazh për Mourinho: “Nuk kam folur ende me José Mourinho. Ndikimi që ai pati në karrierën time ishte mënyra se si më trajtoi. Ai më tregoi se mund të fitosh gjithçka dhe të jesh një trajner i veçantë. Do të kem kohë për të folur me të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit