Shakhtar-Real Madrid, dueli ku hapat fals nuk tolerohen më

19 Tetor 2021
9:15
Alfred Lleshi
back button

Shakhtar-Real Madrid është një nga dy ndeshjet e Grupit D, të vlefshme për xhiron e tretë të kësaj faze të Ligës së Kampionëve. Janë dy skuadra me pak diferencë për gabime, nëse duan të vazhdojnë udhëtimin e tyre në kompeticionin më të lartë evropian për klube.

Shakhtari i stërvitur nga Roberto De Zerbi është akoma pa fitore në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Në debutim humbi kundër Sheriff Tiraspol, ndërsa në ndeshjen e dytë barazoi me Interin 0-0. Më parë, ukrainasit eliminuan Genk dhe Monaco në raundet paraprake.

Real Madridi vjen nga një rezultat surprizë, duke qenë se në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve u mund 2-1 në “Bernabeu” nga Sheriffi “i vogël”. Skuadra e Carlo Ancelottit kohët e fundit po “belbëzon” edhe në La Liga, pasi ka mbledhur 1 pikë në 2 ndeshjet.

De Zerbi duhet të luajë me 4-2-3-1, shumë i ngjashëm me atë që startoi kundër Interit. Pyatov do të luajë mes shtyllave, i mbrojtur nga prapavija me Marlon dhe Vitao në mes, ndërsa Dodo dhe Ismaily do të veprojnë në krahë. Stepanenko do të shërbejë si një ekran para pjesës së pasme, duke iu atashuar mesfushës së kompletuar nga Maycon, Tete, Alan Patrick dhe Fernando. Referenca ofensive do të jetë Pedrinho. Jashtë Traore, Moraes dhe Matviyenko.

Disa mungesa për Ancelottin, veçanërisht sa i përket mbrojtjes. Në fushë, megjithatë, një skuadër e rreshtuar me skemën 4-3-3. Nacho dhe Mendy kryesojnë korsitë e jashtme të mbrojtjes, ndërsa dyshja Alaba-Militao në qendër, para portierit Courtois. Në hapësirën e mesfushës ka vend për “përbindëshat e shenjtë” Modric, Casemiro dhe Kroos, ndërsa në majë të sulmit pritet Benzema e pandalshëm, i ndihmuar nga krahët prej Rodrygo dhe Vinicius Jr.

Ja formacionet e mundshme:
SHAKHTAR (4-1-4-1): Pyatov; Dodo, Marlon, Vitao, Ismaily; Stepanenko, Maycon; Tete, Alan Patrick, Fernando; Pedrinho.
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Nacho, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit