Shakira, mesazhi para PSG-Barcelona indinjon internetin

8 Mars 2021
20:05
Denis Hakanaj
back button

Barcelona do të kërkojë të realizojë një përmbysje të çmendur kundër PSG-së në ndeshjen e tkhimit të 1/8-ave të Champions League, pas humbjes 4-1 të pësuar në Spanjë në ndeshjen e parë.

Një super sfidë që pritet me padurim nga të dyja tifozeritë, por tifozeria vendase e ka kaluar limitin dhe ka shkaktuar skandal me mesazhin e publikuar kundërShakira-s, bashkëshortja e mbrojtësit të katalanasve Pique, pikërisht në ditën e festës së gruas.

“Shakira a La Jonquera”, lexohet në një nga parullat e nxjerra nga tifozët e PSG, që do të thotë “Shakira në La Jonquera”.

La Jonquera është një qytezë në kufi mes Spanjës dhe Francës, e famshme për xhirot e lidhura me prostitucionin. Një mesazh i pahijshëm që ka shkaktuar zemërimin e fansave të këngëtares kolumbiane dhe jo vetëm.

“#RespectShakira” është hashtag-u i zgjedhur në Twitter për të protestuar kundër mesazhit të turpshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit