Shakohoxha ‘on fire’ në Versus Telesport: Buongiorno i Italisë është lojtar nga Mirdita! (VIDEO)

12 Qershor 2024
22:04
Telesport
back button

I ftuari i radhës në Tryezën Versus është komentatori më i njohur në Shqipëri, Dritan Shakohoxha. Në bisedën me Denis Hakanajn dhe Anton Cicanin, ai njoftoi se ka vendosur të rikthehet në aksion vetëm për kombëtaren shqiptare, duke qenë komentator i tri ndeshjeve kuqezi në Kampionatin Europian (minimalisht).

Kujtimet e ndeshjes në Beograd, sekretet e kombëtares, parashikimet për Euro 2024 dhe një seri kritikash të sinqerta – Shakohoxha foli më hapur se kurrë. Ai, madje, nuk u kursye me kritika për shumëkënd, duke përmendur edhe emisionet sportive të mbrëmjes, të cilat sipas tij kanë dalë jashtë mode.

Pjesa më pikante e bisedës është ndeshja e kombëtares në Beograd, rezultati i së cilës u vendos pas ngritjes së dronit nga Ballist Morina. Shakohoxha na drithëroi kur përmendi mesazhet që i shkruante e ëma, duke e porositur të merrte vëllain dhe të dilnin bashkë nga stadiumi.

Me pak fjalë: mbani frymën, njerëz!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit