Drejtori Sportiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, foli për çështjet më të rëndësishme të ditëve të fundit dhe në veçanti për kontratat e Musialës dhe Kimmich, dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompany.
“Unë nuk dua të vendos një kufi kohor në lidhje me të ardhmen e tyre. E rëndësishme është që të arrihet një marrëveshje edhe nëse ajo nuk ndodh deri në fund të këtij viti”, tha shefi i klubit bavarez.
Më tej, Dreesen shpreson se këto biseda të para midis Max Eberl dhe Christoph Freund do ta bëjnë Musiala të rinovojë: “Jamal është një nga fytyrat e së ardhmes së Bayern, së bashku me Pavlovic dhe Joshua Kimmich. Këta lojtarë duhet të formojnë klubin tonë”.
Kontrata e Musialës skadon në verën e vitit 2026 dhe lojtari ka lënë të kuptohet se ai mund të marrë një vendim deri në dimër. Situata është ndryshe për Kimmich, i cili mund të largohet në qershor, kur dhe i skadon kontrata aktuale.
“Ne kemi thënë tashmë publikisht se duam të fillojmë sa më shpejt negociatat me të për një zgjatje të kontratës. Do të doja që ai të vazhdojë të jetë një nga shtyllat e ekipit tonë”, tha CEO i Bayern.
Në lidhje me transferimin e mundshëm të Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen, Dreesen u tregua i kujdesshëm.“Gjithmonë duhet të jetë në interesin e Bayern që të ketë lojtarët më të mirë gjermanë në skuadrën e tyre, por cdo gjë duhet të ketë kuptim nga pikëpamja ekonomike”.