Shënoi golin e fitores në derbi, këpuca kthehet në “vepër arti”

16 Dhjetor 2019
9:45
Telesport
back button

Sampdoria fitoi 1-0 ndaj Genoa në derbi, një ndeshje që u vendos në minutën e 85-të nga sulmuesi Manolo Gabbiadini. Ai realizoi me një të majtë nga jashtë zone, pikërisht atëherë kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt fundit në barazim.

Festë e madhe për skuadrën e Sampdoria dhe fansat e saj, që fituan derbin dhe morën 3 pikët. Klubi i Sampdoria, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar këpucën e sulmuesit të lidhur me ngjitës në mur, njësoj si një vepër arti.

Në fund të fundit nga ajo këpucë erdhi goli i fitores dhe një triumf në derbi vlen më shumë se gjithçka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit