Shfaqen probleme mes De Ligt dhe Manchester United! Transferimi drejt dështimit?!

8 Korrik 2024
17:31
Telesport
back button

Po shfaqen probleme për transferimin e Matthijs De Ligt te Manchester United pasi 60 mijë tifozë të Bayern Munichut duan që ylli holandez të mbetet pjesë e tyre.

Ka shumë spekulime që sugjerojnë se reprezentuesi holandez do të bëhet së shpejti një lojtar i ri i ‘Djajve të Kuq’. Bashkëkombasi dhe ish-trajneri i tij tek Ajaxi, Erik Ten Hag, thuhet se po e kërkon me ngulm 24-vjeçarin në ‘Old Trafford’.

Bayerni në anën tjetër thuhet se është i hapur ndaj ofertave për De Ligt pasi tashmë kanë siguruar transferimin e Hiroki Itos dhe tashmë kanë vënë syrin tek transferimi i Jonathan Tah, teksa tashmë kanë në radhët e tyre emra si Dayot Upamecano, Eric Dier dhe Kim Min-jae.

Ata janë të vendosur sa që kanë arritur deri në atë pikë sa kanë krijuar një peticion duke përmendur se si De Ligt është një mbrojtës i nivelit botëror dhe ndoshta më i miri në ekipin e tyre. Sipas atij peticioni De Ligt ka një të ardhme premtuese para vetes dhe një mentalitet të mirë.

Sipas Sky Deutschland, peticioni tashmë ka marrë 60 mijë nënshkrime, përkundër faktit që De Ligt ka bërë vetëm 22 paraqitje në Bundesliga sezonin e kaluar shkaku i lëndimit.

Mbetet të shihet se si do ta menaxhojë këtë presion kaq të madh Bayerni, teksa United dhe Ten Hag do të mbeten në pritje se si do të rrjedhë situata gjatë ditëve në vazhdim. De Ligt ka dhene “driten jeshile” ndaj tani pret…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit