Shi i dendur, parakalime dhe aksidente, flamuri i kuq ndalon garën e Brazilit

3 Nëntor 2024
17:45
Telesport
back button

Gara e Çmimit të Madh të Brazilit në Formula 1 është ndalur thuajse në mesin e saj. Në xhiron e 33-të (69 në total) të gjithë pilotët janë ndalur në vijën e “pit-lane” në psitën e Interlagos, pasi gara është ndërprerë përkohësisht.

Një aksident i argjentinasit Franco Colapinto, që ka ndalur makinën e tij në mesin e pistës, ka detyruar organizatorët e garës të valëvisin flamurin e kuq. Ndërkohë që, në ato momente, pilotët po ecnin nën regjimin e makinës së sigurisë për shkak të shiut të dendur që binte.

Në ato momente, disa nga pilotët ishin duke bërë ndërrimin e gomave të ndërmjetme që po përdornin. Nga kjo situatë përfituan disa pilotë që nuk kishin hyrë ende dhe mes tyre ëshrtë Max Verstappen, që aktualisht është i dyti e mund t’i ndërrojë gomat tani që gara ka ndaluar.

Holandezi i Red Bull e njnisi garën nga vendi i 17-të dhe ka fituar shumë pozicione në pistë. Në krye të garës është Alexander Albon, ndjekur nga Vestappen, Gasly, Norris, Russell, Tsunoda, Leclerc e Piastri. Pritet vendimi i komisarëve të garës për ta rinisur atë ndërkohë që pastrohet pista.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit