Alexander Sorloth nuk ka arritur ende të bëhet titullar tek Atletico Madrid, por javë pas jave po dëshmon se do të bëhet lojtar me vlera të mëdha në kryeqytetin spanjoll.
Sipas prestigjiozes spanjolle Marca, gjatë vitit kalendarik në kampionatin spanjoll, sulmuesi i bardhekuqve është golashënuesi më i mirë në Spanjë duke hequr penalltitë.
Nga janari deri më sot Sorloth ka shënuar 31 gola, duke ia kaluar me dy gola diferencë polakut Robert Lewandowski (29 gola), ndjekur nga Jude Bellingham dhe Vinicius Junior (20 gola).
Sorloth u ble për 32 milionë euro nga Villarreal në verë dhe deri tani ka luajtur vetëm 9 herë si titullar.