Shitja e Chelsea-t, shpërblim marramendës për Granovskaia

18 Maj 2022
16:05
Denis Hakanaj
back button

Drejtoresha e përgjithshme e Chelsea-t, Marina Granovskaia, dhe presidenti Bruce Buck pritet të marrin bonuse marramendës pasi të kompletohet shitja e klubit.

50 milionë sterlina do të paguhen në momentin që do të fillojë zyrtarisht epoka Boehly në Stamford Bridge. Blues janë të bindur se oferta prej 4.25 miliard sterlinash të bërë nga Boehly do të pranohet.

Dhe Granovskaia, 47 vjeç, do të përfitojë 20 milionë sterlina nga shitja e klubit, sipas së përditshmes prestigjiozes britanike The Times.

Të dy Buck dhe Granovskaia kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e ofruesit më të mirë dhe pritet të marrin një shpërblim të majmë për këtë.

Dy drejtuesit e klubit londinez, Buck dhe Granovskaia, do të përfitojnë plot 50 milionë sterlina në momentin që shitja e klubit do të jetë vulosur.

Sipas agjencisë PA, duket se është arritur marrëveshja mes Roman Abramovich dhe qeverisë britanike për mënyrën si do të menaxhohet borxhi prej 1.5 miliardë sterlinash kundrejt pronarit të Chelsea-t. Një situatë që mund të zhbllokojë kalimin e klubit në duart e Todd Boehly-t dhe grupit të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit