Shiu dhe Rune ndalin Djokovic, “numri 1” në botë eliminohet nga turneu Masters i Romës

18 Maj 2023
9:20
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, është eliminuar nga turneu Masters i Romës. Ai u mund 2-1 (6-2, 4-6, 6-2) nga danezi Holger Rune, numri 7 në botë, 15 vjet më i ri se serbi.

Një ndeshje që pati luhatje në lojën e Djokovic, nervoz në shumicën e kohës edhe për shkak të shiut që detyroi gjyqtarin ta ndali lojën për një orë. Edhe Rune ishte nervoz, duke bërë që tenistët të vuajnë shumë rivalitetin.

Gjithsesi, Djokoviuc u duk më i lodhur dhe ende jo në formën optimale, duke ngritur shumë pikëpyetje për Roland Garros, që nis pas 10 ditësh. Pas ndeshjes dy tenistët u përqafuan, duke larguar nervozizmin që treguan në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit