“Shkarkimi i Allegri-t i padrejtë”, deklarata e bujshme: Ja skuadra që i duhet tani

18 Maj 2024
14:22
Denis Hakanaj
back button

Giovanni Galeone e shikon Massimiliano Allegri-n të marrë drejtimin e Bayern Munich.

Allegri u shkarkua pasditen e së premtes nga Juventus për sjelljen e tij pasi fitoi finalen e Kupës së Italisë. Gjatë festimeve, Allegri u përplas me drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli dhe drejtorin e Tuttosport, Guido Vaciago.

Galeone, mentori i Allegri-t, tha për La Gazzetta dello Sport:

“Shkarkimi i Maz-it është i padrejtë, por në këtë pikë është më mirë kështu, sepse nëse Max dhe Giuntoli nuk shkojnë mirë, është më mirë të ndahen rrugët. Unë e njoh Maxin prej vitesh, nëse ai shpërtheu ashtu atë natë, duhet të ketë qenë diçka serioze që shkaktoi reagimin e tij.

“Për të mos përmendur që penalltia që nuk u dha për Vlahovic-in, që ishte e pamundur të mos jepej… Një gjë është e sigurt, skuadra në Kupën e Italisë tregoi se është me Max-n.

“Është matematikore, përndryshe Juventusi nuk do të kishte fituar me atë shpirt kundër Atalanta-s së Gasperini-t. Taktikisht, ata ishin perfekt dhe në mbrojtje nuk pësuan asgjë”.

Galeone shtoi: “Max fitoi Kupën e Italisë, e ktheu skuadrën në Champions League dhe ka hedhur në fushë shumë lojtarë të rinj. Të gjitha me pezullimet e Fagiolit dhe Pogba, të cilët do të kishin bërë diferencën edhe vetëm 20 minuta lojë.

“Max mund të fajësohet vetëm për fazën e dytë, e cila megjithatë në fund nuk cenoi objektivat sezonale që kishte vendosur klubi”.

Për lëvizjen e radhës të Allegrit, Galeone shtoi:

“Bayern Munich. Bayern-i është Juventus-i i Gjermanisë dhe ata janë në kërkim të një trajneri të madh.

“Max do të ishte ideal për të udhëhequr të gjithë ata talente dhe për ta rikthyer klubin bavarez te suksesi pasi Bundesliga”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit