Reagimi i Pep Guardiolas për shkarkimin e Xavi Hernandez ka qene i menjehereshem teksa ai eshte pyetur nga mediat ne Angli duke mbetur edhe i befasuar: “Epo, çfarë mund të them… nuk është kurrë një lajm i mirë sepse diçka nuk funksionoi kur ndodh, kur një klub keqmenaxhon diçka, por arsyet e asaj që ndodhi nuk i di, kështu që nuk mundem.
Do te jap mendimin tim kur të shkoj në Barcelonë dhe të flas me njerëzit atje, ndoshta do ta di, por tani për tani nuk e di se cfare ndodhi”.
Trajneri i Sevilla, Quique Sánchez reagon për shkarkimin e Xavi gjithashtu. Sevilla-Barcelona do te jete ndeshja e fundit per trajnerin katalanas, qe u shkarkua sot: “Nuk duhet ta them këtë… por sa keq i trajton Barcelona legjendat e saj. Çfarë sjellje e keqe. Me Koeman, me Messin, me Xavi tani. Sa keq! Do të doja që klubet t’i trajtonin mirë legjendat.”.