Lajm i ditës ka qenë shkarkimi i Xavi-t nga Barcelona.
Trajneri spanjoll nuk do të jetë në drejtim të klubit katalanas sezonin e ardhshëm. Lajmi është dhënë nga vetë klubi në një komunikatë zyrtare të publikuar pasi presidenti Laporta u takuar me trajnerin në qendrën stërvitore.
Nga sezoni i ardhshëm, skuadra do të drejtohet nga Hansi Flick.
Trajneri i Sevilla-s, Quique Sanchez Flores, ka komentuar vendimin e Barçës në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes kundër katalanasve:
“Xavi është nja trajner shumë i lidhur me klubin. Ka jetuar shumë gjëra si lojtar dhe ka bërë një punë shumë të mirë si trajner. Do t’i jap një përqafim të madh, do të flasim.
“Nuk do të doja ta thoja, por Barcelona po i trajton shumë keq legjendat e veta. Çfarë periudhe e keqe… me Koeman, Messi, me Xavi-n tani. Do të doja që klubet t’i vlerësonin legjendat e tyre.
“Është një legjendë e klubit. Ka fituar kampionatin sezonin e kaluar dhe futbolli e ka kujtesën e shkurtër. Këtë vit është vënë në diskutim nga minuta e parë. Dyshoj se kritikat kundrejt tij janë korrekte dhe të drejta”.