Mbrojtësi 24-vjeçar turk Ferdi Kadioglu, që luan në kampionatin vendës me Fenerbahce, ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të mëdha në Europë. Juventus, Liverpool dhe Arsenal kanë shfaqur interes për të, pas paraqitjeve të mira në Euro 2024.
Kadioglu ka një kontratë deri në vitin 2026 me ekipin turk, por për 20 milionë euro mund të largohet. Për momentin, trajneri Mourinho nuk ka dhënë asnjë koment, teksa ende nuk e njeh nga afër lojtarin pas emërimit në krye të ekipit turk dy javë më parë.
Juventus ka nisur menjëherë kontaktet e para me menaxherin e lojtarit dhe klubin turk, duke ofruar si shkëmbim Weston McKennie. Por edhe Liverpool e Arsenal kanë nisur të interesohen për lojtarin, që e kja nisur karrierën në Holandë.
Me fanellën e Fenerbahce, mbrojtësi i djahtë ka realizuar 17 gola në 197 ndeshje zyrtare. Vështirë se Mourinho do të heqë dorë nga ky lojtar, por përballë një oferte të mirë financiare gjithçka mund të ndodhë këtë verë.