Mesfushori i Sllovakisë, Stanislav Lobotka, ka zbuluar pas eliminimit të kombëtares së tij nga Euro 2024 se do të ishte i hapur për t’iu bashkuar Barcelonës këtë verë. 29-vjeçari aktualisht luan në Serie A me ekipin e Napoli.
Lobotka bëri një paraqitje mbresëlënëse në Europian me Sllovakinë, e cila u mund në mënyrë dramatike në kohën shtesë nga Anglia një ditë më parë. Lojtari tani do të përgatitet të kthehet në Napoli, ekip me të cilin fitoi titullin e Serie A në vitin 2023, por nuk do të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm.
“Do të doja të luaja për një klub të nivelit të lartë, por tani jam në Napoli, kam një kontratë, kam një “familje italiane” atje. Gjithsesi, nëse do të kisha një ofertë për një klub të rëndësishëm, do ta pranoja, por nuk do të ishte problem të qëndroja”, tha Lobotka.
“E kam ndjekur skuadrën e Barcelonës që kur isha fëmijë, me Decon dhe Ronaldinhon. Nëse do të vinte një ofertë, do të doja të shkoja atje dhe te Napoli e dinë mirë këtë gjë”, u shpreh sllovaku, që në 163 ndeshje me Napoli ka realizuar 2 gola.