Shkëlqeu me Spanjën dhe u shpall MVP, talenti 21-vjeçar do të jetë blerja e verës

21 Qershor 2024
11:44
Telesport
back button

Mesfushori i krahut të Spanjës, Nico Williams, ishte ylli i ndeshjes në fitoren e mbrëmshme 1-0 ndaj Italisë në Euro 2024. Ai u shpall edhe MVP i këtij takimi, një vendim më se i merituar për 21-vjeçarin.

Siupas mediave të ndryshme, ai pritet të jetë blerja më e rëndësishme e kësaj vere. Anësori luan me Athletic Bilbao në La Liga dhe ka admirues të shumtë si në Spanjë ashtu dhe në Premier League.

Këtë verë ai mund të jetë i disponueshëm në merkato me një çmim të volitshëm. Arsenal dhe Chelsea kanë shprehur interes për Nico Williams dhe klauzola e tij e lirimit është 55 milionë euro.

Në 122 ndeshje zyrtare me Athletic Bilbao, ai ka realizuar 22 gola, ndërkohë që numëron edhe 16 ndeshje e 2 gola me kombëtaren spanjolle. Në Spanjë e kërkon edhe Barcelona, ​​por vështirësitë financiare e bëjnë të vështirë marrëveshjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit