Shkëlqeu ndaj Interit, zbulohet oferta zyrtare e Milanit për yllin e Barcelonas me klauzolë 150 mln euro

11 Dhjetor 2019
17:41
back button

Milani dhe Barcelona janë takuar ditën e martë në Milano për të biseduar për objektivin e merkatos kuqezi. Bëhet fjalë për francezin Jean-Clair Todibo, që luajti titullar ndaj Interit dhe shkëlqeu si mbrojtës qendre.

Edhe pse Barcelona pagoi 1 milionë euro te Touluse për ta siguruar përpara një viti, i caktoi një klauzolë prej 150 milionë eurosh djaloshit që është ende 19 vjeç. Megjithatë, ajo që duhet thënë është se Milani nuk mund të paguajë aq para sa është klauzola, ndaj edhe sipas “Sportmediaset”, Maldini i ka parashtruar ofertën Abidalit (drejtorit sportiv katalanas): 8 mln euro për kartonin dhe të drejtë riblerje nga Barcelona. Tani, fjala i takon katalanasve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit