Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

9 Shtator 2025
17:36
Telesport
back button

Vedat Muriqi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e mbrëmshme të Kosovës 2-0 ndaj Suedisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Sulmuesi dardan, aktualisht pjesë e Mallorca-s, mund të ndryshojë ekip. Mediat turke raportojnë se Vedat Muriqi ka përfunduar në lupën e Galatasaray-it, klubi turk e sheh sulmuesin dardan si lojtarin e duhur në sulm, duke ditur dëmtimin serioz të Victor Osimhen, i grumbulluar me Nigerinë.

Në 120 ndeshje me Mallorca-n, Muriqi ka shënuar 36 gola dhe ka dhënë 11 asiste. Në rast transferimi te Galatasaray, ky do të ishte një rikthim i bujshëm për sulmuesin shqiptar, i cili më parë ka luajtur te Fenerbahce, Rizespor etj. Kujtojmë se merkato në Turqi mbyllet më 12 shtator dhe në këto ditë të fundit mund të ketë zhvillime interesante.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit