“Shkëlqimi i Kumbullës në Serie A? E dija që përpara 3 vitesh. Ju them sekretin e tij”

2 Qershor 2020
19:39
Telesport
back button

Rritja e jashtëzakonshme e Marash Kumbullës këtë sezon ka befasuar të gjithë, por kurrësesi përgjegjësin e sektorit të të rinjve te Verona, Massimo Margiotta, që për mediat italiane ka rrëfyer: “Për mua është një konfirmim në krahasim me atë që mendoj se duhet të jetë një sektor të rinjsh. Nuk do të flas shumë për cilësitë e tij teknike, por gjeta një djalosh të jashtëzakonshëm sa i përket aspektit mendor”.

“Që përpara 3 vitesh ishte profesionist, kuronte çdo detaj, edhe kur kishte ndonjë problem fizik më shumë. Për mua ishte shembull dhe nuk do ta harroj kurrë. Sot, koka është e domosdoshme për të hedhur hapa të mëdha”.

Kumbulla ka një vlerësim rreth 25-30 mln euro dhe ky ishte viti i parë si titullar në Serie A, ku ka qenë ndër mbrojtësit më të saktë dhe ai që ka mrekulluar me paraqitje shpesh edhe mbi notën “7”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit