Shkëmbim Leao-Araujo, ideja e re e Milanit dhe Barcelonës

16 Qershor 2025
16:40
Telesport
back button

Rafael Leao mund të përfshihet në një shkëmbim të drejtpërdrejtë me mbrojtësin Ronald Araujo. Lajmi vjen nga gazeta katalanase El Mundo Deportivo.

Milani ka propozuar që shitja e Leaos te Barcelona të bëhet duke u “kompensuar” me mbrojtësin uruguaian.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të krahut të majtë, kurse Milanit i duhet një lider në mbrojtje.

Klauzola e largimit e Araujo do të bëhet 65 milionë euro nga 1 korriku deri më 15 korrik. Për të ka interes edhe Bayern.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit